Best Dance Music 2012 Party Mix New Electro House Music 2012 Club Mix

Advertisements

Lajeme nga futbolli sot !

LAJME FLASH

9 Dhjetor, 2012 – Stramacioni: Fatale po na mundi edhe Napoli – 9 Dhjetor, 2012 – Bufon: Polemikat e shumta janë alibi për dështakët – 9 Dhjetor, 2012 – Trajneri Konte rikthehet në stol, “dridhet” Juvja – 9 Dhjetor, 2012 – Bobi Çarlton: Murinjo arrogant, s’na meriton – 9 Dhjetor, 2012 – Të mëdhatë e koshit “diktojnë” në kampionat – 9 Dhjetor, 2012 – Tirana-mania, derbi vishet bardheblu – 9 Dhjetor, 2012 – Teuta, leksion të vlefshëm për kampionët – 9 Dhjetor, 2012 – UAT-ja, më në fund arrin fitoren e parë – 9 Dhjetor, 2012 – “Leo Mesi do të luajë ndaj Betisit, sepse është gati” – 9 Dhjetor, 2012 – Fetel: Emocion i papërshkrueshëm – 9 Dhjetor, 2012 – Ksavi: Idhulli im ka qenë Guardiola – 9 Dhjetor, 2012 – Mançini: Fergi? 15 vjet fitore me arbitra – 9 Dhjetor, 2012 – Van Persi ndez derbin: I lumtur që refuzova Sitin – 9 Dhjetor, 2012 – 5 gjërat që nuk i dinit për trajnerin e Junajtid, Ferguson – 9 Dhjetor, 2012 – 5 gjërat që nuk i dinit për trajnerin e Sitit, Roberto Mancini – 9 Dhjetor, 2012 – Fergi: “Komshinjtë e zhurmshëm” tani po ulërijnë – 9 Dhjetor, 2012 – “Qytetarë”, po e humbët derbin, harrojeni titullin! – 9 Dhjetor, 2012 – Ofertë edhe nga Franca, Berisha: Dua Bolonjën – 9 Dhjetor, 2012 – Xof: Ujkani s’ka faj për humbjet e Palermos – 9 Dhjetor, 2012 – Luan Debatik Curri, “zverdhet” Vajushi –
Çerekfinalet e Kupës, po luhen dy ndeshjet e së dielës…

Çerekfinalet e Kupës, po luhen dy ndeshjet e së dielës…

Të shtunën e ngriti siparin turi çerekfinal i këtij kompeticioni me ndeshjen Shkumbini-Skënderbeu, e fituar thellë 4-1 nga kampionët e vendit në fuqi. Kuqebardhët e Mirel Josës janë shfaqur të pamëshirshëm e pa asnjë ndjenjë nënvleftësimi të skuadrës vendëse, pavarësisht se bardhekaltrit notojnë në ujëra të turbullta në këtë sezon, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në Superiore. Dy gola në pjesën e parë, me autor Plakun dhe Bicin, dy të tjerë në pjesën e dytë për juglindorët, ardhur nga këmbët e Plakut dhe Orelesit, përkundrejt një të tilli nga Lluca, kanë dërguar tri pikët e para në llogarinë e kampionëve të vendit në fuqi, të cilët shfryjnë fort në Peqin dhe[…]

GoldenFoot

KRYESORE, SUPERIORE

Bizhdili, “asist” Dajës: Afroj 5 lojtarë cilësorë

Teksa në pamje të parë mbretëron qetësia në kampin verdhezi, në fakt larg syve të medias e tifozëve presidenti Bizhdili vijon tratativat për gjetjen e lojtarëve që do të afrohen në merkaton e janarit. I pyetur rreth këtyre tratativave, presidenti kavajas nuk

KATEGORIA E PARE

Lushnjën muk ndalet, mund dhe Partizanin

Partizani zhgënjen në “Qemal Stafa”, pasi humbet ndaj Lushnjës në shifrat 1-0. Lushnja edhe njëherë tjetër ka treguar se vazhdon të jetë “macja e zezë” për të kuqtë, duke qenë se vitet e fundit ka arritur t’i fitojë të gjitha takimet ndaj

SERIA A

Stramacioni: Fatale po na mundi edhe Napoli

Nga njëra anë besimi se skuadra e tij rrallëherë gabon në ndeshjet e mëdha dhe nga ana tjetër analiza taktike e takimit që shikon Napolin si klientin më të keq për Interin e tij. Trajneri i zikaltërve, Andrea Stramaçoni, është i kujdesshëm

PREMIER LIGA

Mançini: Fergi? 15 vjet fitore me arbitra

Roberto Mançini dhe trajnerët e tjerë nga gadishulli Apenin ka futur frymë italiane në Premier Ligë, duke ndezur polemika të mëdha, mbi të gjitha me Sër Aleks Fergusonin. Kjo ka bërë që pragsfida e derbit të Mançesterit të jetë e zjarrtë, mbi

LA LIGA

Gjenialiteti i Ozilit mban në garë Realin

Magjia e Mesut Ozilit i ka thënë fitoren Realit të Madridit në fushën e Valadolidit, në një takim të vështirë që përfundoi me rezultatin 2-3. Mesfushori gjerman realizoi dy gola në këtë ndeshje, duke iu përgjigjur sulmuesit të vendësve, Manuço. Ndeshjen e

BUNDESLIGA

Bajerni i Hejnkesit, “Zot” i transfertave

Bajerni i Mynihut e ka mbyllur fazën e parë të transfertave pa humbje. Në ndeshjen e fundit të vitit jashtë fushe, rekordmenët gjermanë kanë mundur 2-0 Augsburgun, duke festuar kështu suksesin e shtatë në tetë transferta. Në këto sfida, ekipi i Hejnkesit

 

Çerekfinalet e Kupës, po luhen dy ndeshjet e së dielës…

Çerekfinalet e Kupës, po luhen dy ndeshjet e së dielës…

Çerekfinalet e Kupës, po luhen dy ndeshjet e së dielës…

Të shtunën e ngriti siparin turi çerekfinal i këtij kompeticioni me ndeshjen Shkumbini-Skënderbeu, e fituar thellë 4-1 nga kampionët e vendit në fuqi. Kuqebardhët e Mirel Josës janë shfaqur të pamëshirshëm e pa asnjë ndjenjë nënvleftësimi të skuadrës vendëse, pavarësisht se bardhekaltrit notojnë në ujëra të turbullta në këtë sezon, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në Superiore. Dy gola në pjesën e parë, me autor Plakun dhe Bicin, dy të tjerë në pjesën e dytë për juglindorët, ardhur nga këmbët e Plakut dhe Orelesit, përkundrejt një të tilli nga Lluca, kanë dërguar tri pikët e para në llogarinë e kampionëve të vendit në fuqi, të cilët shfryjnë fort në Peqin dhe[…]

Partizani, lojtarët protestojnë për rrogat, klubi i pezullon pa afat

Një pjesë e mirë e futbollistëve nuk janë stërvitur dje, pasi kanë shumë kohë pa u paguar. Drejtuesit marrin masa

Ditën e hënë, Partizani nuk ka zhvilluar stërvitje për shkak se nuk kishte terren, ndërsa dje, ekipi është stërvitur i përgjysmuar. Shkaku është që disa futbollistë nuk kanë pranuar që të dalin në fushë pa marrë paratë e tyre që kanë firmosur në kontratë përpara fillimit të sezonit. Lojtarët kanë duruar mjaft dhe janë të bindur që nëse nuk i marrin paratë e tyre para sfidës së fundit ndaj Lushnjes, atëherë mundësia për ti marrë pas ndeshjes është thuajse zero. Drejtuesit e klubit janë shprehur edhe më parë që do ti japin rrogat, por kanë qënë thjesht premtime boshe, ndërkohë që lotjarët kanë zbritur në fushën e blertë vetëm për hir të fanellës. Por mesa duket, kjo nuk do të ndodhë më, pasi “demat” janë të vendosur, nëse nuk marrin paratë atëherë nuk do të luajnë ndaj Lushnjes. Në fakt kriza është evidente prej kohësh tek Partizanit, por lojtarët janë shtyrë të luajnë nga nxitjet që i kanë bërë drejtuesit e klubit, duke premtuar që do të shlyhen. Deri tani askush nuk është paguar dhe të gjithë presin të marrin rrogat e tyre. Futbollistë presin që më parë të paguhen dhe më pas të nisin stërvitjen për ndeshjen e fundit. Sot pritet që lojtarët të ulen përsëri ne bisedime, por vetëm nëse u sigurohen pagat në dorë, përndryshe do jetë tepër e vështirë që ata të rikthehen më në skuadër.
PEZULLIMI–Drejtuesit e klu­bit
nuk kanë ndenjuar duarkryq. Ata kanë marrë menjëherë masa ndaj lojtarëve “kapriçozë” që nuk kanë dalë dje në stërvitje. Janë marrë masa ekstreme deri në pezullimin e tyre, deri në një vendim të dytë që do të diskutohet para sfidës më të rëndësishme të sezonit, asaj kundër Lushnjes. Vendimi është bërë i ditur dje pasdite. Lajmin e ka pohuar vetë zëdhënësi për shtyp i klubit, i cili pikërisht dje ka marrë detyrën e tij. Olsi Ranxhi për “Sport Ekspres” është shprehur: “Klubi është detyruar që të marrë masën e pezullimit të këtyre lojtarëve, të cilët nuk janë paraqitur dje në stërvitje në shenjë proteste”, tha zëdhënësi Ranxhi.

Lista e lojtarëve të pezulluar
Indrit Hithi    –     Mbrojtës
Raimond Shala     –     Mbrojtës
Andrelis Pashaj     –     Mbrojtës
Salvador Sulçe     –     Mesfushor
Florian Braho     –     Mesfushor
Klevis Roshi     –     Mesfushor
Erind Lleshi     –     Mesfushor
Jozef Thana    –    Mesfushor

Merkato, priten futbollistë cilësorë tek Partizani
Situata aktuale e Partizanit nuk është aspak e mirë, kjo përsa i përgjet gjëndjes brenda grupit, por përsa i përket pozicionit dhe pikëve, ekipi ndodhet në pozita komode. Kështu, drejtuesit e klubit janë të prerë për ta ngjitur ekipin në Superiore dhe kështu që pas përfundimit të ndeshjes ndaj Lushnjes pritet të mendohet për merkaton. “Sport Ekspres” ka arritur të mësojë që prani kryesor është afrimi i lojtarëve cilësor, kryesisht nga Kategoria Superiore që nuk kanë gjetur hapësira të shumta në skuadrat e tyre dhe kërkojnë më tepër aktivizim. Kështu, Partizani i ka hapur derën për të kontribuar në realizimin e objektivave. Deri tani nuk është bërë publik asnjë emër, por klubi ka nisur kontaktet.

Gati faqja zyrtare
Klubi i Partizani së shpëjti do të ketë faqen e tij zyrtare në internet që do menaxhohet nga zëdhënësi për shtyp. Aty do të postohen çdo ditë lajmet e fundit nga skuadra ndërkohë që presidenti Lulëzim Sallaku është duke menduar për një prezantim serioz të projektit të tij për rikthimin e Partizanit në Superiore. Plani po merr jetë dita ditës.

Agolli i dëmtuar
Mesfushori Jurgen Agolli prej disa ditësh nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të një dëmtimi. Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar terapi intensive për t’u rikthyer sa më shpejt me skuadrën. Riperimi i tij po ecën mirë, por ai nuk mund të jetë i gatshëm për trajnerin Çoçlli. Lojtari nuk ka luajtur rregullisht, por në ato sfida që tekniku e ka aktivizuar ka dhënë maksimumin duke bërë që të mos ndihen mungesat.

Ndryshime në organikë, Lika drejtor sportiv, Olsi Ranxhi zëdhënës
Ndërkohë që skuadra ka probleme tepër serioze me vonesat e pagave dhe pezullimet, drejtuesit e klubit kanë vendosur që si drejtor sportiv të vendosin Hasan Likën i cili momentalisht është pa skuadër ndërsa zëdhënës për shtyp Olsi Ranxhi. Përsa i përket trajnerit, do të vazhdojë ai aktual, Nikolin Çoçlli i cili për sfidën kundër Lushnjes është i detyruar të qëndrojë në tribunë për shkak të kartonit të kuq që mori javën e kaluar në Lezhë. Hasan Lika është një njohje e vjetër për Partizanin pasi i ka drejtuar edhe për parë “demat”, duke u shpallur edhe nënkampion i vendit me ekipin e Partizanit. Lika mund të qëndrojë në pankinë dhe do jetë ai që do e drejtojë ekipin për sfidën kundër Lushnjes, sëbashku me pjesën tjetër të stafit teknik që është në stol por edhe me Çoçllin në tribunë. Në intervistën e fundit që ai ka dhënë për “Sport Ekspres” pak muaj më parë, është shprehur i bindur që Partizanit do të rikthehet në Superiore dhe tani është më parë skuadrës të cilën mund ta ndihmojë jo pak në realizimin e objektivit të saj madhor, pavarësisht problemeve të shumta që ka ekipi.

Kush do të luajë ndaj Lushnjes?
Sfida e shumëpritur ndaj Lushnjes po afron, ndërkohë që problemet tek Partizani nuk kanë fund. Tani që lojtarët janë pezulluar, atëherë kush do të luajë ndaj Lushnjes. Në fakt, Partizani ka një “dyzinë” me lojtarë në rradhët e tij. Në lojtarët pezullohen, atëherë fomacioni i “demave” do të pësojë ndryshime drastike. Në portë do të luajë Malaj, në mbrojtje Alcani, Duqi, Tafa dhe Bleta. Ndërkohë që në repartin e mesfushës luajnë Lini, Karakaçi, Nika, Djepaxhia, Çema, dhe në sulm Gjoka. Thuajse gjysma e formacionit do të luajë për herë të parë nga minuta e parë ose jashtë rolit të tyre.

Precedentët e mëparshëm
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e skuadrës së Partizanit marrin masa me pezullim ndaj lojtarëve. Në fillim të sezonit, lojtari i parë që u pezullua e më pas u përjashtur ishte Arbër Capa. Pas tij rradhën e kishte Sulçe por u fal dhe Hithi i cili qëndroi për disa kohë jashtë ekipit, por drejtuesit vendosën që ta rikthejnë atë pas dy muajsh. Së fundmi e njëjta masë u mor ndaj Klevis Roshit i cili edhe ai u rikthye pas një periudhe pushimit. Tani klubi ka marrë një masë kolektive duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e ndeshjes ndaj lagunarëve.

Vonojnë rrogat te Tirana, lojtarët kërcënojnë me largim

 

Tirana vijon të mos gjej qetësi. Financat nuk janë të sigurta dhe rroga e prapambetur e muajit tetor nuk është shlyer ende. Dje, lojtarët dhe stafi teknik janë ulur së bashku dhe kanë biseduar për problematikën që kanë lënë pas, rrogat e pashlyera, fazën përgatitore dhe garancitë për të ardhmen. Seanca stërvitore e parashikuar për t’u zhvilluar në mesditë është anuluar prej shirave të rrëmbyeshëm e më pas, në dhomat e zhveshjes në kompleksin “Skënder Halili” bardheblutë kanë qëndruar për më tepër se 20 minuta për të kërkuar nga trajneri Tafaji garanci për të ardhmen. Ky i fundit u ka shpjeguar lojtarëve lëvizjet që ka në plan të bëj dhe u ka premtuar gjithashtu se brenda pak ditëve do të marrin rrogën e prapambetur të muajit tetor.
Mbledhja – Lojtarët i kanë kërkuar fillimisht trajnerit Alban Tafaji t’u tregojë ditën se kur do të marrin rrogën e prapambetur të muajit tetor dhe se kur do të paguhen më pas për muajin nëntor, muaj i cili sipas kontratave që kanë nënshkruar duhet shlyer në datën 20 dhjetor. Tafaji u ka premtuar futbollistëve se brenda pak ditësh ashtu si drejtuesit e klubit u kanë premtuar do të marrin rrogën e prapambetur të tetorit. Më tej, pasi ka dëgjuar edhe shqetësime të tjera që futbollistët kanë ngritur, tekniku u ka dhënë të drejtë, por u ka kërkuar të presin edhe pak kohë. Por lojtarët e Tiranës të lodhur nga pritja i kanë thënë trajnerit se nëse nuk gjendet zgjidhja do të largohen për të vijuar karrierën diku tjetër.
Zgjidhja – Vetë Tafaji pasi ka sqaruar futbollistët e tij ka zgjedhur ta bëjë këtë edhe publikisht, duke treguar se çfarë ka ndërmend të bëjë. “Lojtarët kanë të drejtë që pyesin dhe duan që të marrin atë që u takon. Brenda pak ditësh do të marrin rrogën e muajit tetor dhe besoj se më pas puna do të vijojë normalisht. Kërkuan garanci për të ardhmen dhe unë javën e ardhshme do të takoj kryebashkiakun Lulëzim Basha për të diskutuar me të për këtë çështje. Jo vetëm rrogat e prapambetura, por edhe financat për të ardhmen duhen zgjidhur për të vijuar më pas punën. Lojtarët gjithashtu kërkuan që të realizohet faza përgatitore jashtë vendit, pasi në kryeqytet kushtet mungojnë, pasi nuk kemi ku të pushojmë në mesditë për të zhvilluar dy seanca. Besoj se brenda pak ditësh do të zgjidhim përfundimisht problemet që me të drejtë shqetësojnë lojtarët dhe më shqetësojnë edhe mua”, ka deklaruar Tafaji.

Futbolli Shqiptare !

News image

Ne fokus/ Futbolli shqiptar mban zi per Ilirjan Thaci

Ne menyre tragjike ka humbur jeten nje futbollist i ri i skuadres se Kukesit.  Ilirjan Thaci i datelindjes 199…

LEXO ME SHUME

News image

Tragjedi/ Humb jetën futbollisti i Kukësit, Ilirian Thaçi

Një futbollist ka humbur jetën në Kukës, ndërsa luhej një miqësore mes ekipit vendas të 17-vjeçarëve dhe mosha…

LEXO ME SHUME

News image

Ne fokus/ Kosova&Vokrri mirenjohje per Presidentin Duka

Ne ditene 100 vjetorit te Pavaresise Presidneti i Federates se Futbollit te Kosoves Fadil Vokrri ne emer te fu…

LEXO ME SHUME

News image

Ne fokus/ Shqipëria, Kampione Bote në trukimin e ndeshjeve

Çdo thashethem i mundshëm për trukimin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri sot ka marrë konfirmimin përfundim…

LEXO ME SHUME

News image

Gjermania/ Bunjaku shenon serish

Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka vazhduar me shënimin e golave në kategorinë e dytë gjermane Ai të martën…

LEXO ME SHUME

News image

Kupa e Maqedonise/ Shkëndija dhe Vardari do te ndeshen ne gjysmefinale

Dje u hodh shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll. Shorti deshi që finalja e edici…

LEXO ME SHUME

News image

Bullgari/ Vajushi shenon, Liteks fiton

Armando Vajushi ka qenë heroi i Liteks Loveç në fitoren 2-0 në transfertë ndaj Lokomotivës së Sofjes, e vlefsh…

LEXO ME SHUME

News image

Kupa Pavarësia/ Shkëndija e Tetovës fiton kupen Pavarësia

Kampioni aktual i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, është fituese e ‘Kupës së Pavarësisë’ pasi në finale shëno…

LEXO ME SHUME

News image

Ne fokus/ Suedi, plaçkitet stadiumi i “Kosovës”

Kaosi mbizotëroi në Stokholm në stadiumin “Rasunda”, ndërsa tifozëve iu dha mundësia që të merrnin gjithçka që…

LEXO ME SHUME

News image

Maqedonia/ Shkëndija barazon me Rabotniçkin

Sot u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 16 të ligës së parë të Maqedonisë në futboll. Skuadra e Shkëndisë barazo…

LEXO ME SHUME

News image

Gjermania/ Bunjaku shënon për fitoren e Kaiserslauternit

Sulmuesi kosovar, Albert Bunjaku, ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Kaiserlauternit në udhëtim ndaj FSV Fr..E shtunë, 01 Dhjetor ora 14:00

Shkumbini
Shkumbini

vs

Luftetari
Luftetari

2:1

E shtunë, 01 Dhjetor ora 14:00
Teuta
Teuta

vs

Tomorri
Tomorri

3:1

E shtunë, 01 Dhjetor ora 14:00
Kastrioti
Kastrioti

vs

Vllaznia
Vllaznia

3:2

E shtunë, 01 Dhjetor ora 17:00
Skenderbeu
Skenderbeu

vs

Kukësi
Kukësi

2:0

E diel, 02 Dhjetor ora 14:00
Tirana
Tirana

vs

Laci
Laci

:

E diel, 02 Dhjetor ora 14:00
Besa
Besa

vs

Bylis
Bylis

:

E diel, 02 Dhjetor ora 17:00
Flamurtari
Flamurtari

vs

Apolonia
Apolonia

:

Tepelenë, gjahtari qëllon ujkun, por vret shokun

Tepelenë, gjahtari qëllon ujkun, por vret shokunTEPELENË-Tentoi të vrasë ujkun, por pa dashje vrau shokun. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës dhe dëshmive që mori për vrasjen e shtetasit Arben Bala në fshatin Martalloz të Tepelenës.

Mësohet se 4 shokë, gjahtarë nga Patosi kishin shkuar të gjuanin në malin e fshatit Martalloz. Por ndërsa ishin në kërkim të gjahut, në vendin e quajtur Likmet u ka dalë një ujk përpara. Ka qenë shtetasi Hajri Muço 46 vjec, i cili qëlloi për të vrarë ujkun me çifte, por shënjestra del e gabuar pasi më pas u vërtetua se kishte qëlluar për vdekje shokun e tij, Arben Bala.

Pas ngjarjes, gjahtarët lajmëruan menjëherë policinë, e cila kreu kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ekspertizat e tjera. Bazuar dhe në dëshmitë e marra, u konkludua se vrasja ka qenë aksidentale. Gjithsesi efektivët blu kanë vënë në pranga Hajri Mucon, ndërsa kanë lënë të lirë 2 shokët e tjerë gjahtarë.

Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai:  Më ndihmoni ta gjejTIRANË-Një fëmijë 10 vjeçar është larguar nga banesa prej të premtes, ndërkohë që familjarët të shqetësuar për fatin e Julian Çelës nuk kanë ende asnjë informacion për të .

Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juliani ështe mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij.

Prindrit e Julianit, që shikohet në këtë foto, kërkojnë ndonjë informacion nëse dikush ka parë fëmijën, ndërkohë që nuk dyshojnë në asnjë drejtim pasi i ati dhe as familja e tij nuk kishin probleme me askënd që të sjellë për pasojë dhe humbjen e fëmijës.

“Juliani është larguar që të premten. Kemi kërkuar, por deri tani asgjë. Unë ju lutem të gjithë atyre që dinë diçka për Julianin të na informojnë pasi kjo është një ndihmë e madhe për mua dhe familjen time”, tha babai, Skënder Çela:

Sipas babait, Juli është një djalë i qetë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme. “Nuk kam asnjë dyshim. Unë dhe familja ime nuk kemi probleme me askënd dhe me shumë dyshoj për një largim të rastësishm të djalit me shokët”.

Nëse dikush ka parë 10 vjecarin Julian Cela mund te informoj edhe në redaksinë e News24 ose në BalkanWeb.

Cërrik, Prishtinë, Juventus, ai që është i mirë, është i mirë

Refleksion mbi paraqitjen e U-19, rastet Sadiku, Kabashi e Gavazaj dhe transetimet TV që qenkan gjithnjë e më të nevojshme
Ka pasur gjithnjë debat shumë të madh vitet e fundit, në thelb të të cilit qëndronte aftësia seleksionuese e drejtuesve të skuadrave përfaqësuese të moshave, morali i tyre dhe preferncat personale. Në të tri elementët e sipërpërmendur mund të gjesh subjektizma, paaftësi ose nën zë dhe “korrupsion”, pavarësisht se fjala është shumë e madhe për të akuzuar ndokënd pa praninë e fakteve zyrtare. Shumica e shqiptarëve kanë krijuar një ide fikse që futbolli në vend nuk prodhon lojtarë cilësorë, që kampionati shqiptar dhe ai kosovar është shumë i dobët, dhe që duhet ti hedhim sytë gjithnjë e më shumë ndaj shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë që janë rritur e trajnuar e luajnë në ekipet të të rinjve në Perëndim. Në letër ka një lloj të vërtetë llogjike. Të trajnohesh në Bazel është pa asnjë dyshim më e këndshme dhe më efektive se sa trajnohesh në Peqin dhe në rastin e dy lojtarëve me potenciale të njëjta ai i Bazelit ka një lloj avantazhi shumë planësh për tu bërë në të ardhmen lojtar më i mirë. “letra” në sport e vecanërisht në futboll na ka treguar se jo gjithnjë përkon me fushën dhe për këtë arsye nuk duhet kurrë të nëvlerësojmë fjalinë e parë që shkruhet në cdo manual futbolli. “Futbolli është një sport që lind nga rruga, dhe ai që di të luajë futboll, që oti ia ka dhënë këtë dhunti luan futboll mirë dhe herët a vonë kjo gjë do të dalë mbi sipërfaqe”. Në kushte te futbollit të sotëm teknologjik, shumë modern e shumë shkencor, gjasat janë që nëse talenti nuk është në vendin e duhur fillon e humbet.
Por, përfaqësuesja shqiptare A dhe sidomos ajo U-19 na kanë demonstruar gjatë këtyre muajve rekrutimi shqiptarësh kudo e e anëmbanë Europës se ndoshta, ndoshta nuk duhet të jetë një aksiomë më vete thirjae lojtarëve të rritur në Perëndim. Shikoni cfarë ndodh, Sadiku, tanimë një sulmues realitet në përfaqësueses ka lindur e ka jetur në Cërrik deri 19 vjec, ka luajtur disa muaj me Elbasanin kur ky i fundit humbiste cdo ndeshje e më pas është transferuar në Zvicër. Kushtet e futbollit në Cërrik si pothuaj kudo në Shqipëri janë mjerane. Por ai di të luajë futboll dhe sot shënon rregullisht në Zvicër 2, shënonte me U-21 dhe po e bën dhe me përfaqësuesen.
Teksa Shqipëria fitoi 3-1 kundër Belgjikës ishte e pamundur që të mos impresionohesh nga loja e 17 vjecarit Gavazaj. Pyetja e parë që të vjen ndër mend është nga vjen. Pasi mëson që është kosovar mendon që luan në një ligë ndërkombëtare. Jo, është product i shkollës së Prishtinës dhe luan në kampionatin kosovar. A nuk është kampionati në Kosovë ndër më të dobtit e Europës duke qënë se i mohohet përfaqësia ndërkomëbtare dhe konkurrenca europiane?! Gavazaj ishte një yll i vërtetë në fushë aq sa madje loja e tij ka ngritur dhe pikëpyetje në stafin e përfaqësueses së madhe. A nuk duhet guxuar që lojtarë tillë ti aktivizojmë në përfaqësuese apo duhet të vijojmë që të besojmë te rritja dhe pjekuria. A nuk kanë luajtur po kaq të rinj në ekip përfaqësueses dhe Pano e Demollari (të më ndjei për krahasim e parakohshëm)?! A nuk luajti po kaq i ri (16 vjec e gjysëm) Runi me përfaqësuesen e Anglisë. Dhe Anglia patjetër që ka përgjegjësi shumë herë më madhe se ne në raport me kundërshtarin.
Pas rasteve që vijnë nga Cërriku e prishtina kemi përshembull dhe rastin kabashi. Një mesfushor tipik, një organizator i kohëve moderne në përfaqësuese që luan me Juventusin e moshës së tij në itali. Afërmendësh shumë më i pjekur taktikisht se sa “shokët e tij”.
Përfundimi është gjithnjë i njëjtë, pavarësisht se ne shpesh varemi nga rruga e lllogjikës. Afërmendësh që futbolli zhvillohet me terren,e akademi dhe investime, por dhe ata ku nuk mudn të prodhohet asgjë befas paska lojtarë të denjë për përfaqësime. Nuk ju mjaftojnë këta emra? Lundaxhiu e Magani që luajnë me U-19 vijnë nga Shkumbini i Peqinit ndërkohë që Shehaj që shënoi golin e tretë me Belgjikën luan me të rinjtë e Flamurtarit. Ai që di të luajë… di të luajë!