Posted on

Cërrik, Prishtinë, Juventus, ai që është i mirë, është i mirë

Refleksion mbi paraqitjen e U-19, rastet Sadiku, Kabashi e Gavazaj dhe transetimet TV që qenkan gjithnjë e më të nevojshme
Ka pasur gjithnjë debat shumë të madh vitet e fundit, në thelb të të cilit qëndronte aftësia seleksionuese e drejtuesve të skuadrave përfaqësuese të moshave, morali i tyre dhe preferncat personale. Në të tri elementët e sipërpërmendur mund të gjesh subjektizma, paaftësi ose nën zë dhe “korrupsion”, pavarësisht se fjala është shumë e madhe për të akuzuar ndokënd pa praninë e fakteve zyrtare. Shumica e shqiptarëve kanë krijuar një ide fikse që futbolli në vend nuk prodhon lojtarë cilësorë, që kampionati shqiptar dhe ai kosovar është shumë i dobët, dhe që duhet ti hedhim sytë gjithnjë e më shumë ndaj shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë që janë rritur e trajnuar e luajnë në ekipet të të rinjve në Perëndim. Në letër ka një lloj të vërtetë llogjike. Të trajnohesh në Bazel është pa asnjë dyshim më e këndshme dhe më efektive se sa trajnohesh në Peqin dhe në rastin e dy lojtarëve me potenciale të njëjta ai i Bazelit ka një lloj avantazhi shumë planësh për tu bërë në të ardhmen lojtar më i mirë. “letra” në sport e vecanërisht në futboll na ka treguar se jo gjithnjë përkon me fushën dhe për këtë arsye nuk duhet kurrë të nëvlerësojmë fjalinë e parë që shkruhet në cdo manual futbolli. “Futbolli është një sport që lind nga rruga, dhe ai që di të luajë futboll, që oti ia ka dhënë këtë dhunti luan futboll mirë dhe herët a vonë kjo gjë do të dalë mbi sipërfaqe”. Në kushte te futbollit të sotëm teknologjik, shumë modern e shumë shkencor, gjasat janë që nëse talenti nuk është në vendin e duhur fillon e humbet.
Por, përfaqësuesja shqiptare A dhe sidomos ajo U-19 na kanë demonstruar gjatë këtyre muajve rekrutimi shqiptarësh kudo e e anëmbanë Europës se ndoshta, ndoshta nuk duhet të jetë një aksiomë më vete thirjae lojtarëve të rritur në Perëndim. Shikoni cfarë ndodh, Sadiku, tanimë një sulmues realitet në përfaqësueses ka lindur e ka jetur në Cërrik deri 19 vjec, ka luajtur disa muaj me Elbasanin kur ky i fundit humbiste cdo ndeshje e më pas është transferuar në Zvicër. Kushtet e futbollit në Cërrik si pothuaj kudo në Shqipëri janë mjerane. Por ai di të luajë futboll dhe sot shënon rregullisht në Zvicër 2, shënonte me U-21 dhe po e bën dhe me përfaqësuesen.
Teksa Shqipëria fitoi 3-1 kundër Belgjikës ishte e pamundur që të mos impresionohesh nga loja e 17 vjecarit Gavazaj. Pyetja e parë që të vjen ndër mend është nga vjen. Pasi mëson që është kosovar mendon që luan në një ligë ndërkombëtare. Jo, është product i shkollës së Prishtinës dhe luan në kampionatin kosovar. A nuk është kampionati në Kosovë ndër më të dobtit e Europës duke qënë se i mohohet përfaqësia ndërkomëbtare dhe konkurrenca europiane?! Gavazaj ishte një yll i vërtetë në fushë aq sa madje loja e tij ka ngritur dhe pikëpyetje në stafin e përfaqësueses së madhe. A nuk duhet guxuar që lojtarë tillë ti aktivizojmë në përfaqësuese apo duhet të vijojmë që të besojmë te rritja dhe pjekuria. A nuk kanë luajtur po kaq të rinj në ekip përfaqësueses dhe Pano e Demollari (të më ndjei për krahasim e parakohshëm)?! A nuk luajti po kaq i ri (16 vjec e gjysëm) Runi me përfaqësuesen e Anglisë. Dhe Anglia patjetër që ka përgjegjësi shumë herë më madhe se ne në raport me kundërshtarin.
Pas rasteve që vijnë nga Cërriku e prishtina kemi përshembull dhe rastin kabashi. Një mesfushor tipik, një organizator i kohëve moderne në përfaqësuese që luan me Juventusin e moshës së tij në itali. Afërmendësh shumë më i pjekur taktikisht se sa “shokët e tij”.
Përfundimi është gjithnjë i njëjtë, pavarësisht se ne shpesh varemi nga rruga e lllogjikës. Afërmendësh që futbolli zhvillohet me terren,e akademi dhe investime, por dhe ata ku nuk mudn të prodhohet asgjë befas paska lojtarë të denjë për përfaqësime. Nuk ju mjaftojnë këta emra? Lundaxhiu e Magani që luajnë me U-19 vijnë nga Shkumbini i Peqinit ndërkohë që Shehaj që shënoi golin e tretë me Belgjikën luan me të rinjtë e Flamurtarit. Ai që di të luajë… di të luajë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s