Posted on

Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai:  Më ndihmoni ta gjejTIRANË-Një fëmijë 10 vjeçar është larguar nga banesa prej të premtes, ndërkohë që familjarët të shqetësuar për fatin e Julian Çelës nuk kanë ende asnjë informacion për të .

Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juliani ështe mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij.

Prindrit e Julianit, që shikohet në këtë foto, kërkojnë ndonjë informacion nëse dikush ka parë fëmijën, ndërkohë që nuk dyshojnë në asnjë drejtim pasi i ati dhe as familja e tij nuk kishin probleme me askënd që të sjellë për pasojë dhe humbjen e fëmijës.

“Juliani është larguar që të premten. Kemi kërkuar, por deri tani asgjë. Unë ju lutem të gjithë atyre që dinë diçka për Julianin të na informojnë pasi kjo është një ndihmë e madhe për mua dhe familjen time”, tha babai, Skënder Çela:

Sipas babait, Juli është një djalë i qetë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme. “Nuk kam asnjë dyshim. Unë dhe familja ime nuk kemi probleme me askënd dhe me shumë dyshoj për një largim të rastësishm të djalit me shokët”.

Nëse dikush ka parë 10 vjecarin Julian Cela mund te informoj edhe në redaksinë e News24 ose në BalkanWeb.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s