Posted on

Talenti i Bajernit refuzon Austrinë, në “lojë” Shqipëria?

Ylli Sallahi, 18 vjeç, ka deklaruar se nuk do të luajë për vendin që e ka adaptuar. Më parë lojtari ka qenë fare pranë kuqezinjve U-19, por më pas ndërroi mendje…

Stërvitja e tij “e fshehtë” po i jep fryte, Ylli Sallahit. Kur ishte fëmijë, ai, në dhomën e tij kishte bërë një top nga fletë alumini dhe është stërvitur për gjuajtjet me kokë, në vend që të flinte. “Topi ishte i lehtë dhe prindërit nuk dëgjonin asgjë kur e godisja atë drejt murit”, tregon Sallahi, dhe qesh. Në shtëpinë e tij aktuale nuk do të ishte problem kjo. Pesë minuta ecje larg nga kompleksi stërvitor i Bajernit të Mynihut banon 18-vjeçari. Ai është vetëm aty dhe po përgatitet për një karrierë si profesionist. Lojtari i U-19 të Bajernit po rritet, dhe shpesh po aktivizohet edhe te skuadra e dytë e klubit. Në pushimin për ndeshjet e përfaqësueseve ai stërvitet dhe luan ndonjë miqësore edhe me ekipin e parë të klubit, krah emrave të mëdhenj. “Mund të shohësh se si sillen ata dhe mund të mësosh shumë”, thotë Sallahi. Sallahi pëlqen veçanërisht lojtarin e përfaqësueses së Austrisë, David Alaba. Si Alaba edhe Sallahi kanë lindur si mesfushorë, por janë kthyer në mbrojtës të majtë. “Kështu ka rrjedhur. Kur kam ardhur në skuadër, dikur mungoi në atë pozicion dhe nuk më ndryshuan më”, tregon Sallahi. Ai po shkëlqen te Bajerni dhe në mediat gjermane e vlerësojnë si talent të madh. Lojtari mund të ftohej nga U-21 e Austrisë, por kjo ftesë nuk ka ardhur. “Nuk e di pse. Unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë grupmoshë, askush nuk është paraqitur tek unë. Kjo temë për mua ka përfunduar dhe nuk më intereson më. Nuk dua të luaj për Austrinë”, ka thënë Sallahi. Më parë, futbollisti dhe i ati i tij kanë pasur kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit, madje qe rënë dakord për grumbullimin e tij me Përfaqësuesen U-19 (kur ai ishte ende 17 vjeç) që dy vite më parë drejtohej nga Skënder Gega. Në fund, lojtari hoqi dorë siç bëjnë shumë talente të tjerë shqiptarë. Kushedi, “feeling”-u mes lojtarit shqiptar dhe përfaqësueses së vendit të tij mund të rikthehet, tani që Austria nuk është më në “lojë”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s