Posted on

Tepelenë, gjahtari qëllon ujkun, por vret shokun

Tepelenë, gjahtari qëllon ujkun, por vret shokunTEPELENË-Tentoi të vrasë ujkun, por pa dashje vrau shokun. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës dhe dëshmive që mori për vrasjen e shtetasit Arben Bala në fshatin Martalloz të Tepelenës.

Mësohet se 4 shokë, gjahtarë nga Patosi kishin shkuar të gjuanin në malin e fshatit Martalloz. Por ndërsa ishin në kërkim të gjahut, në vendin e quajtur Likmet u ka dalë një ujk përpara. Ka qenë shtetasi Hajri Muço 46 vjec, i cili qëlloi për të vrarë ujkun me çifte, por shënjestra del e gabuar pasi më pas u vërtetua se kishte qëlluar për vdekje shokun e tij, Arben Bala.

Pas ngjarjes, gjahtarët lajmëruan menjëherë policinë, e cila kreu kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ekspertizat e tjera. Bazuar dhe në dëshmitë e marra, u konkludua se vrasja ka qenë aksidentale. Gjithsesi efektivët blu kanë vënë në pranga Hajri Mucon, ndërsa kanë lënë të lirë 2 shokët e tjerë gjahtarë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s