Posted on

Partizani, lojtarët protestojnë për rrogat, klubi i pezullon pa afat

Një pjesë e mirë e futbollistëve nuk janë stërvitur dje, pasi kanë shumë kohë pa u paguar. Drejtuesit marrin masa

Ditën e hënë, Partizani nuk ka zhvilluar stërvitje për shkak se nuk kishte terren, ndërsa dje, ekipi është stërvitur i përgjysmuar. Shkaku është që disa futbollistë nuk kanë pranuar që të dalin në fushë pa marrë paratë e tyre që kanë firmosur në kontratë përpara fillimit të sezonit. Lojtarët kanë duruar mjaft dhe janë të bindur që nëse nuk i marrin paratë e tyre para sfidës së fundit ndaj Lushnjes, atëherë mundësia për ti marrë pas ndeshjes është thuajse zero. Drejtuesit e klubit janë shprehur edhe më parë që do ti japin rrogat, por kanë qënë thjesht premtime boshe, ndërkohë që lotjarët kanë zbritur në fushën e blertë vetëm për hir të fanellës. Por mesa duket, kjo nuk do të ndodhë më, pasi “demat” janë të vendosur, nëse nuk marrin paratë atëherë nuk do të luajnë ndaj Lushnjes. Në fakt kriza është evidente prej kohësh tek Partizanit, por lojtarët janë shtyrë të luajnë nga nxitjet që i kanë bërë drejtuesit e klubit, duke premtuar që do të shlyhen. Deri tani askush nuk është paguar dhe të gjithë presin të marrin rrogat e tyre. Futbollistë presin që më parë të paguhen dhe më pas të nisin stërvitjen për ndeshjen e fundit. Sot pritet që lojtarët të ulen përsëri ne bisedime, por vetëm nëse u sigurohen pagat në dorë, përndryshe do jetë tepër e vështirë që ata të rikthehen më në skuadër.
PEZULLIMI–Drejtuesit e klu­bit
nuk kanë ndenjuar duarkryq. Ata kanë marrë menjëherë masa ndaj lojtarëve “kapriçozë” që nuk kanë dalë dje në stërvitje. Janë marrë masa ekstreme deri në pezullimin e tyre, deri në një vendim të dytë që do të diskutohet para sfidës më të rëndësishme të sezonit, asaj kundër Lushnjes. Vendimi është bërë i ditur dje pasdite. Lajmin e ka pohuar vetë zëdhënësi për shtyp i klubit, i cili pikërisht dje ka marrë detyrën e tij. Olsi Ranxhi për “Sport Ekspres” është shprehur: “Klubi është detyruar që të marrë masën e pezullimit të këtyre lojtarëve, të cilët nuk janë paraqitur dje në stërvitje në shenjë proteste”, tha zëdhënësi Ranxhi.

Lista e lojtarëve të pezulluar
Indrit Hithi    –     Mbrojtës
Raimond Shala     –     Mbrojtës
Andrelis Pashaj     –     Mbrojtës
Salvador Sulçe     –     Mesfushor
Florian Braho     –     Mesfushor
Klevis Roshi     –     Mesfushor
Erind Lleshi     –     Mesfushor
Jozef Thana    –    Mesfushor

Merkato, priten futbollistë cilësorë tek Partizani
Situata aktuale e Partizanit nuk është aspak e mirë, kjo përsa i përgjet gjëndjes brenda grupit, por përsa i përket pozicionit dhe pikëve, ekipi ndodhet në pozita komode. Kështu, drejtuesit e klubit janë të prerë për ta ngjitur ekipin në Superiore dhe kështu që pas përfundimit të ndeshjes ndaj Lushnjes pritet të mendohet për merkaton. “Sport Ekspres” ka arritur të mësojë që prani kryesor është afrimi i lojtarëve cilësor, kryesisht nga Kategoria Superiore që nuk kanë gjetur hapësira të shumta në skuadrat e tyre dhe kërkojnë më tepër aktivizim. Kështu, Partizani i ka hapur derën për të kontribuar në realizimin e objektivave. Deri tani nuk është bërë publik asnjë emër, por klubi ka nisur kontaktet.

Gati faqja zyrtare
Klubi i Partizani së shpëjti do të ketë faqen e tij zyrtare në internet që do menaxhohet nga zëdhënësi për shtyp. Aty do të postohen çdo ditë lajmet e fundit nga skuadra ndërkohë që presidenti Lulëzim Sallaku është duke menduar për një prezantim serioz të projektit të tij për rikthimin e Partizanit në Superiore. Plani po merr jetë dita ditës.

Agolli i dëmtuar
Mesfushori Jurgen Agolli prej disa ditësh nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të një dëmtimi. Gjatë kësaj periudhe ai ka zhvilluar terapi intensive për t’u rikthyer sa më shpejt me skuadrën. Riperimi i tij po ecën mirë, por ai nuk mund të jetë i gatshëm për trajnerin Çoçlli. Lojtari nuk ka luajtur rregullisht, por në ato sfida që tekniku e ka aktivizuar ka dhënë maksimumin duke bërë që të mos ndihen mungesat.

Ndryshime në organikë, Lika drejtor sportiv, Olsi Ranxhi zëdhënës
Ndërkohë që skuadra ka probleme tepër serioze me vonesat e pagave dhe pezullimet, drejtuesit e klubit kanë vendosur që si drejtor sportiv të vendosin Hasan Likën i cili momentalisht është pa skuadër ndërsa zëdhënës për shtyp Olsi Ranxhi. Përsa i përket trajnerit, do të vazhdojë ai aktual, Nikolin Çoçlli i cili për sfidën kundër Lushnjes është i detyruar të qëndrojë në tribunë për shkak të kartonit të kuq që mori javën e kaluar në Lezhë. Hasan Lika është një njohje e vjetër për Partizanin pasi i ka drejtuar edhe për parë “demat”, duke u shpallur edhe nënkampion i vendit me ekipin e Partizanit. Lika mund të qëndrojë në pankinë dhe do jetë ai që do e drejtojë ekipin për sfidën kundër Lushnjes, sëbashku me pjesën tjetër të stafit teknik që është në stol por edhe me Çoçllin në tribunë. Në intervistën e fundit që ai ka dhënë për “Sport Ekspres” pak muaj më parë, është shprehur i bindur që Partizanit do të rikthehet në Superiore dhe tani është më parë skuadrës të cilën mund ta ndihmojë jo pak në realizimin e objektivit të saj madhor, pavarësisht problemeve të shumta që ka ekipi.

Kush do të luajë ndaj Lushnjes?
Sfida e shumëpritur ndaj Lushnjes po afron, ndërkohë që problemet tek Partizani nuk kanë fund. Tani që lojtarët janë pezulluar, atëherë kush do të luajë ndaj Lushnjes. Në fakt, Partizani ka një “dyzinë” me lojtarë në rradhët e tij. Në lojtarët pezullohen, atëherë fomacioni i “demave” do të pësojë ndryshime drastike. Në portë do të luajë Malaj, në mbrojtje Alcani, Duqi, Tafa dhe Bleta. Ndërkohë që në repartin e mesfushës luajnë Lini, Karakaçi, Nika, Djepaxhia, Çema, dhe në sulm Gjoka. Thuajse gjysma e formacionit do të luajë për herë të parë nga minuta e parë ose jashtë rolit të tyre.

Precedentët e mëparshëm
Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit e skuadrës së Partizanit marrin masa me pezullim ndaj lojtarëve. Në fillim të sezonit, lojtari i parë që u pezullua e më pas u përjashtur ishte Arbër Capa. Pas tij rradhën e kishte Sulçe por u fal dhe Hithi i cili qëndroi për disa kohë jashtë ekipit, por drejtuesit vendosën që ta rikthejnë atë pas dy muajsh. Së fundmi e njëjta masë u mor ndaj Klevis Roshit i cili edhe ai u rikthye pas një periudhe pushimit. Tani klubi ka marrë një masë kolektive duke rrezikuar seriozisht zhvillimin e ndeshjes ndaj lagunarëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s