Posted on

Vonojnë rrogat te Tirana, lojtarët kërcënojnë me largim

 

Tirana vijon të mos gjej qetësi. Financat nuk janë të sigurta dhe rroga e prapambetur e muajit tetor nuk është shlyer ende. Dje, lojtarët dhe stafi teknik janë ulur së bashku dhe kanë biseduar për problematikën që kanë lënë pas, rrogat e pashlyera, fazën përgatitore dhe garancitë për të ardhmen. Seanca stërvitore e parashikuar për t’u zhvilluar në mesditë është anuluar prej shirave të rrëmbyeshëm e më pas, në dhomat e zhveshjes në kompleksin “Skënder Halili” bardheblutë kanë qëndruar për më tepër se 20 minuta për të kërkuar nga trajneri Tafaji garanci për të ardhmen. Ky i fundit u ka shpjeguar lojtarëve lëvizjet që ka në plan të bëj dhe u ka premtuar gjithashtu se brenda pak ditëve do të marrin rrogën e prapambetur të muajit tetor.
Mbledhja – Lojtarët i kanë kërkuar fillimisht trajnerit Alban Tafaji t’u tregojë ditën se kur do të marrin rrogën e prapambetur të muajit tetor dhe se kur do të paguhen më pas për muajin nëntor, muaj i cili sipas kontratave që kanë nënshkruar duhet shlyer në datën 20 dhjetor. Tafaji u ka premtuar futbollistëve se brenda pak ditësh ashtu si drejtuesit e klubit u kanë premtuar do të marrin rrogën e prapambetur të tetorit. Më tej, pasi ka dëgjuar edhe shqetësime të tjera që futbollistët kanë ngritur, tekniku u ka dhënë të drejtë, por u ka kërkuar të presin edhe pak kohë. Por lojtarët e Tiranës të lodhur nga pritja i kanë thënë trajnerit se nëse nuk gjendet zgjidhja do të largohen për të vijuar karrierën diku tjetër.
Zgjidhja – Vetë Tafaji pasi ka sqaruar futbollistët e tij ka zgjedhur ta bëjë këtë edhe publikisht, duke treguar se çfarë ka ndërmend të bëjë. “Lojtarët kanë të drejtë që pyesin dhe duan që të marrin atë që u takon. Brenda pak ditësh do të marrin rrogën e muajit tetor dhe besoj se më pas puna do të vijojë normalisht. Kërkuan garanci për të ardhmen dhe unë javën e ardhshme do të takoj kryebashkiakun Lulëzim Basha për të diskutuar me të për këtë çështje. Jo vetëm rrogat e prapambetura, por edhe financat për të ardhmen duhen zgjidhur për të vijuar më pas punën. Lojtarët gjithashtu kërkuan që të realizohet faza përgatitore jashtë vendit, pasi në kryeqytet kushtet mungojnë, pasi nuk kemi ku të pushojmë në mesditë për të zhvilluar dy seanca. Besoj se brenda pak ditësh do të zgjidhim përfundimisht problemet që me të drejtë shqetësojnë lojtarët dhe më shqetësojnë edhe mua”, ka deklaruar Tafaji.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s