Ibrahimoviç: “Sa frikë, mendova për më të keqen!”

Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç pranon kra pranuar se kishte frikë nga Arsenali dhe nga mundësia që ata mund shënonin golin e katërt në ndeshjen e së martës në Champions League. “Çdo herë që ata sulmonin ne mendonim: “po nëse shënojnë golin e katërt?” Gjatë pjesës së parë Alegri na tha të qetësohemi. Nuk ishte aspak e thjeshtë kur je me tre gola disavantazh”, tha Ibrahimoviç. “Nuk do mund të marrim asgjë me vete nga kjo ndeshje. Thjesht na duhet të mësojmë nga gabimet tona. Nëse luan në një skuadër të madhe si milanit, këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin kurrë. Mund të humbasësh në shumë mënyra, por mënyra se si kemi humbur të martën është e papranueshme. Ne jemi Milanit dhe duhet të jemi më të fortë dhe më të qëndrueshëm”.

Jo tridhëmbëshit – “Jemi munduar që të qetësohemi, por nuk ishte një situatë e thjeshtë. Kemi bërë gabime shumë banale. Mendoj se kishim në kokë avantazhin e madh që morrëm në ndeshjen e parë. Me tre sulmues? Jam ndjerë jashtë pozicionit gjatë gjithë pjesës së parë kur kemi luajtur me tre sulmues”.

Frika – “Arsenali shkoi shumë shpejt në avantazh, ka dyfishuar dhe më pas ka bërë golin e tretë. Gjithçka në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kanë patur shumë raste për të shënuar golin e katërt dhe të pestë, por për fat të mirë nuk ia kanë dalë. Në çdo sulm mendoja se do të shënonin golin e rradhës”.

Rikthehet dielli në Milanelo, Gatuzo merr “ok” nga mjeku!

Pasi kaloi vështirësinë e Arsenalit në Champions League, Milani po përgatitet të rikthehet në kampionat ku lajmet e mira dhe të rëndësishme po vijnë nga infermieria.

Ditën e martë stafi mjekësor i kuqezinjve i dhanë dritën jeshile rikthimit të Gatuzos që më në fund mund të rikthehet të luaj sërish futboll. Pasi ishte rikthyer të stërvitej me skuadrën, ajo që i mungonte mesfushorit italian ishte vetëm leja e mjekëve. Bashkë me të, pothuajse të gatshëm janë rikthyer të jenë edhe Boateng dhe Sedorf. Mesfusha, reparti ku kuqezinjtë kanë vuajtur më shumë deri më tani, po fillon të kompletohet. Alegri në “Emirates Stadium” ka patur mundësinë të shikojë rikthimin e Akuilanit që vinte nga një kohë e gjatë mungese dhe tani është i sigurtë se ka një futbollist të gatshëm për të zbritur në fushë të paktën për 45 minuta. Megjithatë kundër Leçes ish mesfushori i Romës mund ta nisë takimin nga stoli duke i lënë hapësirë Noçerinos dhe Muntarit, ku ky i fundit pati edhe një pushim në ndeshjen me Arsenalin. Dy dëmtimet e tjera të luksit, Pato dhe Nesta do të duhet të presin akoma dhe një javë edhe pse mbrojtësi duket në rrugën e rikuperimit të plotë. i gatshëm është edhe Maksi Lopez që ka lënë pas dëmtimin në pulpë dhe do të rikthehet midis të grumbulluarëve. Pra tani kur po vjen pjesa e fundit dhe më e rëndësishme e sezonit, Alegri rikuperon pjesë të rëndësishme duke nisur nga Gatuzo.

Fanela e zezë nuk i sjell fat “Djallit”

Tek skuadra e Milanit janë shumë superstizioz për fanellën e tretë. Gjatë këtij sezonit, fanella plotësisht e zezë është përdorur tre herë. Kuqezinjë nuk kanë fituar asnjë ndeshje, madje i kanë humbur të treja, duke pësuar tetë gola dhe duke shënuar vetëm 1 (3-1 në Napoli, 2-0 në Romë me Lacion dhe 3-0 kundër Arsenalit). Por nëse do të shtojmë edhe ndeshjet miqësore kundër Internacionalit të Porto Alegres, kuqezinjtë kanë humbur me penallti. Por nëse do të shikojmë më larg, sezonin e kaluar, Milani ka fituar 2-1 kundër Napolit, ka barazuar kundër Lacios, ndërkohë që në Europë ka barazuar kundër Ajaksit. Një bilanc që në dy vitet e fundit, duket më i keq këtë sezon. Nëse nuk do të ketë ndonjë lëvizje të çuditshme, Milani do të luaj të gjitha ndeshjet e mbetura me dy fanellat kryesore.

Venger rrezikon skualifikimin: Sa shumë faulla për kuqezinjtë

Arsen Venger rrezikon një skualifikim shembullor në kompeticionet Europiane, sigurisht, për sezonin e ardhshëm. Francezi, sipas burimeve angleze, pas ndeshjes, i ishte drejtuar gjyqtarit slloven, Skomina, në tunelin që të çon të dhomat e zhveshjes, duke përdorur këtë frazë: “Kjo është një fatkeqësi”, duke e tërhequr edhe nga fanela gjyqtarin. UEFA ka hapur një hetim dhe francezi s’do t’ia dalë paq. Ndërkaq, vetë trajneri i Arsenalit, dje, u kthye të flasë për fitoren ndaj Milanit, që gjithësesi nuk i mjaftoi “topçinjve” për të përmbysur sfidën e parë: “Nuk mund t’i them asgjë djemve, vetëm se t’i falenderoj për atë që dhanë në fushë, ashtu si edhe tifozët, të mrekullueshëm me mbështetjen e tyre nga minuta e parë te e fundit. Mendoj se prishëm gjithçka në ndeshjen e parë, sepse pësuam katër gola. Megjithatë, mund të them se kemi një skuadër me zemër dhe që nuk dorëzohet kurrë. Luajtëm shumë mirë dhe shënuam katër herë, duke rrezikuar edhe golin e katërt me Van Persin, por ndodh që të humbasësh edhe raste të tilla, ngjitur me portën. Merita i takon sidomos portierit të Milanit, që bëri një pritje të shkëlqyer”. Mbi formën e të tijëve: “Kemi mundur skuadra edhe më të forta se Milani, ndaj besoja te djemtë. Kështu që dhanë më të mirën, por lodhja u ndie në pjesën e dytë”. Mbi gjyqtarin, akuzat: “Nuk më erdhi mirë për disa vendime, pasi kuqezinjtë rrëzoheshin në tokë me shumë lehtësi…”.

Parabolë e mallkuar, Van Persi justifikohet: S’u mendova gjatë

Robin Van Persi kishte në këmbët e tij mundësitë për të shënuar golin e katërt për skuadrën e tij, një gol, i cili mund të kishte hapur dyert e një kualifikimi në turin e ardhshëm në Champions League. Sulmuesi holandez ka provuar të godiste me parrabël, por Abiati është treguar shumë i aftë duke bllokuar topin. “Mënyra se si e kam parë është se Abiati erdhi shumë pranë meje dhe nuk kisha mundësi për të shkuar në të majtë ose në të djathtë. Kështu që u mundova për ta ngritur sipër”, është shprehur Van Persi. “Duhet të shikoja edhe prapa meje dhe mendova se ishte dukush. Gjithsesi, mendoj se të gjithë jemi krenar për atë që kemi bërë, tifozët, lojtarët dhe të gjithë ata që kanë qënë pranë kësaj ndeshjeje. Ishte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë”.

Rosiçki: Kualifikimin e flakëm në Milano, por treguam karakter

Mesfushori i Arsenalit, Tomas Roziçki, ka qënë një nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në Champions League. “Jemi shumë të zhgënjyer”, tha ai. “Në disa raste mrekullitë ndodhin dhe këtë herë i kemi shkuar shumë pranë. E dinim shumë mirë që nuk kishim asgjë për të humbur kështu që i kemi thënë vetes për të provuar të jepnim gjithçka. Pas golit tim kam menduar se mund të shënonim edhe 2-3 gola të tjerë. Në pushimin e ndeshjes kemi thënë që mund t’ia dilnim. Por aty kemi rënë disi nga ana fizike, por kemi patur mundësi për të shënuar sërish. Eshtë shumë e vështirë për të pranuar një gjë të tillë, por nuk mund të ankohemi dit. Kemi fituar 3-0 ndaj Milanit. E vërteta është që kualifikimin e kemi humbur në ndeshjen e parë në Milano”.

Advertisements

Talenti i Bajernit refuzon Austrinë, në “lojë” Shqipëria?

Ylli Sallahi, 18 vjeç, ka deklaruar se nuk do të luajë për vendin që e ka adaptuar. Më parë lojtari ka qenë fare pranë kuqezinjve U-19, por më pas ndërroi mendje…

Stërvitja e tij “e fshehtë” po i jep fryte, Ylli Sallahit. Kur ishte fëmijë, ai, në dhomën e tij kishte bërë një top nga fletë alumini dhe është stërvitur për gjuajtjet me kokë, në vend që të flinte. “Topi ishte i lehtë dhe prindërit nuk dëgjonin asgjë kur e godisja atë drejt murit”, tregon Sallahi, dhe qesh. Në shtëpinë e tij aktuale nuk do të ishte problem kjo. Pesë minuta ecje larg nga kompleksi stërvitor i Bajernit të Mynihut banon 18-vjeçari. Ai është vetëm aty dhe po përgatitet për një karrierë si profesionist. Lojtari i U-19 të Bajernit po rritet, dhe shpesh po aktivizohet edhe te skuadra e dytë e klubit. Në pushimin për ndeshjet e përfaqësueseve ai stërvitet dhe luan ndonjë miqësore edhe me ekipin e parë të klubit, krah emrave të mëdhenj. “Mund të shohësh se si sillen ata dhe mund të mësosh shumë”, thotë Sallahi. Sallahi pëlqen veçanërisht lojtarin e përfaqësueses së Austrisë, David Alaba. Si Alaba edhe Sallahi kanë lindur si mesfushorë, por janë kthyer në mbrojtës të majtë. “Kështu ka rrjedhur. Kur kam ardhur në skuadër, dikur mungoi në atë pozicion dhe nuk më ndryshuan më”, tregon Sallahi. Ai po shkëlqen te Bajerni dhe në mediat gjermane e vlerësojnë si talent të madh. Lojtari mund të ftohej nga U-21 e Austrisë, por kjo ftesë nuk ka ardhur. “Nuk e di pse. Unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë grupmoshë, askush nuk është paraqitur tek unë. Kjo temë për mua ka përfunduar dhe nuk më intereson më. Nuk dua të luaj për Austrinë”, ka thënë Sallahi. Më parë, futbollisti dhe i ati i tij kanë pasur kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit, madje qe rënë dakord për grumbullimin e tij me Përfaqësuesen U-19 (kur ai ishte ende 17 vjeç) që dy vite më parë drejtohej nga Skënder Gega. Në fund, lojtari hoqi dorë siç bëjnë shumë talente të tjerë shqiptarë. Kushedi, “feeling”-u mes lojtarit shqiptar dhe përfaqësueses së vendit të tij mund të rikthehet, tani që Austria nuk është më në “lojë”.

Murinjo: Jam i ri për t’u kënaqur vetëm me 2 Champions League!

Trajneri portugez flet në prag të sfidës ndaj Sitit: “100 ndeshje në Champions? Do të preferoja një përballje Real-Porto”

Hoze Murinjo ka kujtuar karrierën e tij në Ligën e Kampioneve në një intervistë të dhënë për “Diario Economico” në Portugali, duke u bërë gati për ndeshjen numër 100 në aktivitetin ndërkombëtar. “Ndeshja ime e 100-të do të doja të ishte një Real-Porto, ashtu si ndeshja e parë. E di që do të më kritikojnë shumë persona, por stadiumi ku do të preferoja të luaja në shtëpi është “San Siro”. Të jep një mbështetje unike”, ishin fjalët e trajnerit portugez që ka kujtuar kohën kur drejtonte aty skuadrën e Interit. Portugezi ka sqaruar se ka ende shumë vite përpara dhe nuk i mungojnë ambiciet për të fituar ende. “Ka trajnerë të mëdhenj të cilët nuk e kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampioneve. Unë jam një i privilegjuar që e kam fituar dy herë. Por kam shumë vite para meje për të mos mbetur me vetëm këto dy që kam”, shtoi ai. Përsa i përket ndeshjeve të veçanta, ai kujton me shumë emocion ndeshjen Mançester Junajtid-Porto si “ndeshja që na bëri të kuptonim se mund të shpalleshim kampionë të Europës”. Ndër momentet më të vështira, ka kujtuar eliminimin në sezonin e kaluar me penallti përballë Bajern Mynih, ashtu si edhe takimin e famshëm përballë Liverpulit, kur drejtonte Çelsin. “Jemi eliminuar nga një gol të dhënë edhe pse topi nuk kaloi vijën e portës. Që nga ai moment jam ende në pritje të teknologjisë në futboll”, ishin fjalët e trajnerit të Realit.
Të grumbulluarit – Ndërkohë, Murinjo i ka surprizuar të gjithë me listën e futbollistëve që ka grumbulluar për ndeshjen ndaj Sitit. “Special One” ka thërritur dy lojtarë të rinj, Denis Çerishev dhe Naçon, ndërsa ka lënë jashtë Majkëll Esien. Në këtë listë nuk figurojnë gjithashtu edhe të dëmtuarit Higuain e Marselo, si dhe i riu Morata, i cili i dha tri pikët Realit ndaj Levantes, dy javë më parë. Rikthehet në grumbullim Sami Kedira, i cili duket se ka lënë pas problemet muskulare dhe pritet që të luajë që nga minuta e parë në “Etihad Stadium”.

Axhenda
Ndeshja mes Mançestre Sitit dhe Realit të Madridit do të luhet sot në orën 20:45, në “Etihad Stadium”. Ndeshja e parë në “Bernabeu” përfundoi 3-2 në favor të madrilenëve, të cilët përmbysën gjithçka në 5 minutat e fundit.

Gjyqtari
Xhanluka Roki është zgjedhur nga UEFA për të gjykuar ndeshjen e sotme mes Mançester Sitit dhe Realit të Madridit, e vlefshme për javën e pestë të grupit D. “Bilbili” italian është 39 vjeç dhe është bërë gjyqtar ndërkombëtar që preh vitit 2008. E ka drejtuar vetëm një herë Realin, pikrisht sezonin e kaluar, në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale, kur Realit fitonte 5-2 ndaj qipriotëve të APOEl Nikosias në “Santiago Bernabeu”. Për sa i përket Sitit, Roki nuk e ka gjykuar asnjëherë skuadrën angleze në kompeticionet europiane.

Bastet
Kompanitë e basteve në botë shohin Realin e Madridit si favoritin kryesor për të fituar ndeshjen e sotme. Kështu, suksesi i madrilenëve kuotohet me koefiçentin 2.2, ndërsa fitorja e Sitit kuotohet me 2,85. Barazimi me 3,3. Kjo ndeshje parashikohet nga “bookmakers”-at se do të ketë gola. Kështu, që shënonhen tre ose më shumë gola (3+) mban koefiçentin 1.5, ndërsa që nuk shënohen më shumë se dy gola (0-2) kuotohet me 2,4.

Juventus rigjen Çelsin e suksesit në Champions

Bardhezinjtë i japin leksion kampionëve të Europës, duke fituar 3-0 në Torino; tani mjafton 1 pikë

Juve-Çelsi 3-0: Një film emocionues. Ka qenë si të shkojë në kinema dhe të dilje me sensacionin në të mirë, sepse tifozët bardhezinj meritojnë të përjetojnë këto lloj eksperiencash në Europë. Juventusi, mbrëmë nuk i ka bërë vetëm një dhuratë atyre, por të gjithë futbollit Italian. Një ndeshje e thellë, e bukur, bashkëkohore. Një përgjigje për “Italinë e re”, që nuk luan vetëm “katenaço”, për shkollën e vjetër, të përfaqësuar nga Di Mateo. Është treguar shumë i aftë që e ka mbledhur Çelsin në repartin difensiv, por nuk i ka shpëtuar dot nga vrulli bardhezi. Kualjarela, Vidal, Xhovinko. Një goditje për kampionët e Europës, të hipnotizuar nga Konte. Juventusi tani është e dyta, me 9 pikë në grup. Dhe vetëm 1 pikë larg Shaktarit që është kualifikuar tashmë.
ANTIPASTË – Çelsi prezantohet në Torino pa sulmues roli, edhe pse moduli (4-2-3-1) e parashikonte të paktën një. Pa Torresin, por me shumë kualitet në fushë. Hazard i avancuar me Azpilikuetën, Matën dh Oskarin që mbështesnin. Braziliani kishte shënuar dy në ndeshjen e “Stamford Bridge”-s, por mbrëmë Di Mateo i kërkoi që të mos i ndante sytë nga Pirlo, “mjeshtri” siç e quajnë anglezët. Konte rekuperon Vuçiniçin në ekstrem dhe e vendos në fushë përkrah Kualjarelës, autor i barazimit 2-2 në Londër. Lishtajneri kthehet në krahun e djathtë, ndërsa Isla në tribunë, së bashku me Lusion. Pak hapa më tej ndodhej edhe Zidan, por jo për zgjedhje “teknike”.
Asamoah është i pari që ngre zërin e “betejës”; dribbling në të majtë dhe kros në qendër. Nuk ka gol, por goditja me kokë e Lihshtajnerit i bën anglezët të kuptojnë se zviceriani do të përgjigjet në fushë për polemikat. Në të 3’ është po ai që tenton të shtyjë topin në rrjetë, por Çeh devijon. Çelsi  bën atë që e bëri të fitonte Champions-in dhe e bën në mënyrën italiane; pret mbrapa kundërshtarët për të goditur në kundërsulm. Dhe në të 8’ Oskar i ikën gjysmës së mbrojtjes, shërben për Hazardin në të djathtë, por ai nuk kuadron portën.  Në të 15’ rast për Markizion që merr topin në zonë pas një goditjeje këndi, megjithatë Çeh devijon sërish në korne. Di Mateo ka krijuar një “digë” nga anët e Pirlos  Topi i parë që vjen nga qëndrorët vjen nga këmbët e Vidalit në të 19’ për Kualjarelën; vertikale që ia dhuron Çehut në dorë.
KARAMBOL – Bonuçi gabon një pasim dhe bën me “zemër” të gjithë, në të 34’, por Oskar nuk përfiton dot nga gabimi në mesfushë i mbrojtësit. Një minutë më pas ka një karambol në zonën e Bufonit; Oskar merr topin në zonë, lirohet dhe kërkon të gjuajë, por Bonuçi e ndal. Drithërima, sërish të forta, këtë radhë vijnë në të 38’, atëherë kur një goditje e Pirlos gjen Kualjarelën, që devijon topin dhe mposht Çehun. Juventusi shënon, 1-0. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
EMOCIONE – Gripi ka kaluar dhe Vuçiniç i tenton të gjitha, edhe pse goditjet e tij nuk janë shumë të sakta. Malaziasi tenton sërish në të 50’, por pengohet nga Kahill; për gjyqtarin turk nuk është penallti. Ndërkohë, Pirlo duket i lirë të lëvizë. “Mjeshtri” tenton nga 20 metra, Çeh devijon në korne. Ndeshja nis të kalojë në favor të Juves. Kombinimi i radhës është sërish një i tillë për manual; Vuçinic pason për Asamoan, ky i fundit i jep një asist perfekt Vidalit, që godet me të parën, devijim i Ramirezit dhe gol. 2-0. Çelsi i tenton të gjitha, madje fut edhe Torresin, teksa nga ana tjetër Vuçinit humbet një gol të sigurtë dhe del nga fusha, ashtu si Kualjarela, teksa Xhovinko bëhet sulmuesi kryesor. Dhe pikërisht ai, në të 90’, merr një asist nga Vidali, shkëputet nga mbulimi dhe i drejtohet portës, Çeh del ta ndalë, por “miza atomike” e godet topin menjëherë kur i afrohet portiere dhe e çon atë në rrjetë. 3-0 dhe filmi përfundon me një “happy end”. Tani Juventusit do t’I duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar.

“Dua të luaj, ose…”; Pato kërcënon Milanin!

Braziliani nuk e duron dot më stolin, teksa ka folur edhe me agjentin e tij për më shumë minuta në fushë

Pato kërkon të jetë titullar. Sulmuesi i Milanit e ka bërë një gjë të tillë të qartë menjëherë pas ndeshjes kundër Anderleht, ku arriti të shënonte në minutën e fundit golin që vulosi rezultatin 3-1 në favor të kuqezinjve. “Golin ia kisha premtuar trajnerit, i thashë që do të futesha në fushë dhe do të mbyllja ndeshjen. Kam pësuar disa goditje në këtë ndeshje, do të bëj kontrolle sapo të kthehemi në Itali por nuk mendoj se është diçka shqetësuese. El Sharaui? Po paraqitet shumë mirë, por tani të shohim si rrjedhin ngjarjet. Unë dua të luaj. Së shpejti vjen edhe menaxheri im dhe pastaj do të vendosim”, ishte “bomba” e lëshuar nga sulmuesi që duket se po mendon seriozisht të largohet nga kuqezinjtë. Lamtumira e mundshme e Pato nuk përbën një shqetësim për Milanin, që është mësuar vitet e fundit ta shohë më shumë në infermierinë e klubit sesa në fushën e stërvitjes. Por deklarata e tij duket si një pabesi ndaj skuadrës e cila vendosi ta mbante edhe kur ai nuk ishte në formën e tij më të mirë. Në fakt, në janar Pato mund të ishte bërë një futbollist i PSG-së, pas kërkesës së Karlo Ançelotit dhe Leonardos që ishin gati të shpenzonin 25 milion euro për të. Galiani ndërkohë kishte bërë gati blerjen e Tevez me ato para dhe mungonin vetëm firmat në kontratë. Në minutat e fundit, ndërhyrja e Silvio Berluskonit bëri që të marrëveshjet të mos nënshkruheshin, duke zgjedhur të mbajë brazilianin që është aktualisht partneri i vajzës së tij. Situata vazhdoi me Paton që kaloi gjysmën e dytë të sezonit në infermieri i dëmtuar kronik, ndërsa Tevez u kthye te Mançester Siti dhe ndihmoi klubin të shpallej Kampion në Angli.
Agjenti – Ndërkohë, për këtë çështje ka folur edhe agjenti i sulmuesit brazilian, Gilmar Veloz. “Nëse ka thënë ato fjalë, do të thotë që ka arsyet e tija”, është shprehur ai. “Dëshiroj që të kuptoj dhe të vlerësoj mirë situatën me Milanin. Tani për tani do të ishte e tepërt që të flisnim për më shumë, pasi mund të thoja gjëra të pavërteta. Të martën do të shkoj në Itali, do të flas me Paton dhe me Milanin, më pas do të shikojmë se çfarë do të bëjmë. A mund të largohet nga Milani? Nuk e di, do të flasim sërish pas të martës”.

Galiani: Të mbajmë krenarinë Europiane!

Administratori i deleguar: “Të dielën kam ftuar Van Bastenin në stadium”

Adriano Galiani ishte shumë i lumtur për fitoren e Milanit në Champions League. Administratori i deleguar kuqezi, shpreson që skuadra e tij të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe në kampionat, kundër Juventusit. “Ishte një fitore shumë e bukur dhe e merituar. Goli Mekses? I mrekullueshëm, një nga më të bukurit që kam parë gjatë këtyre 26 viteve, mbase më i bukur se ai i Van Bastenit. Jemi shumë të lumtur për këtë fitore, por duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen. Tani kemi një sfidë shumë të vështirë kundër Juventusit në Milano. Fjalët e Patos? Nuk di ende asgjë, edhe pse edhe unë kam parë disa gjeste të çuditshme. Por do të shikojmë”, përfundoi drejtuesi kuqezi.
Van Basten – Të dielën në darkë, për ndeshjen Milan-Juventus, tribunat e “San Siros” do të presin një mik të veçantë, Marko van Basten. Adriano Galiani, pas fitores kundër Anderlehtit ka ftuar ish-lojtarin kuqezi, për të ndjekur ndeshjen ndaj kryesueses së kampionatit.

“Faraon” do të thotë  “siguri”, “Djalli” vesh “rrobat” anti-Juve

Është e vështirë që Berluskoni t’i kërkojë sërish atyre të dyve që të presin flokët si gjel. Pas asaj që kanë bërë në ndeshjen e Champions League kundër Anderlehtit, duket se kanë garantuar se nuk do të kritikohen deri në fund të sezonit. El Sharaui dhe Mekses kanë arritur me golat e tyre t’i japin Milanit kualifikimin për në turin e ardhshëm për të dhjetën herë radhazi. Mund të mos shkojnë shumë larg, por është e rëndësishme që të jenë aty, më pas në shkurt do të shikojnë. 12/14 milionë eurot që do t’i shkojnë Milanit, mund të jenë të rëndësishme për merkaton e dimrit. Në këtë mënyrë skuadra mund të marrë një pamje tjetër pas janarit. El Sharaui shënon dhe bën të shënojë edhe Paton. Ka shënuar golin e tij të 12 sezonal, duke luajtur në çdo sfidë me një thjeshtësi shumë të madhe. Kjo ishte mënyra më e mirë për të treguar se ai është gati për ndeshjen tjetër të madhe kundër Juventusit në kampionat. De Shilio kroson dhe Faraoni e fut brenda. Me të njëjtën skemë, 20-vjeçarët kanë shënuar kundër Napolit, kanë arritur ta bëjnë edhe kundër Anderlehtit. Edhe pse belgët nuk janë ndonjë kundërshtar i jashtëzakonshëm, ata kishin pësuar tre gola nga Malaga në shtëpi, përpara se të fitonin kundër Zenitit. Deri në ato momente, nuk ishte një Milan i bukur. Shumë i lodhur dhe pak agresiv. Nuk kishte rrezikuar, por nuk është se kishte krijuar shumë. Me pak fjalë një Milan i bukur është parë në pjesën e dytë kundër Napolit, i cili duket se e ka marrë veten nga e kaluara. Ndërkohë El Sharaui, gjithmonë vetëm ai, ka arritur që të ndezë dritën për skuadrën kuqezi. Ashtu siç ka ndodhur shpesh, në pjesën e dytë është parë një Milan tjetër në fushë, një skuadër me grintë dhe me inat. Mekses, ka arritur që të mahnisë të gjithë, duke imituar ish-shokun e skuadrës, Ibrahimoviç. Një gol i mrekullueshëm, i cili mund të jetë edhe goli i vitit. Tashmë ai konkurron në mënyrë të denjë me atë të Ibrës kundër Anglisë. Një roveshiatë e kërkuar dhe dëshiruar, pas një vështrim të thellë ndaj Montolivos, i cili po godistë goditjen e dënimit. Fitorja në Bruksel, e cila është edhe fitorja e dytë radhazi pas asaj në Shën Petërsburg, afrohet edhe kualifikimin në turin e ardhshëm. Por kualifikimi ka edhe një rëndësi shumë të madh, për ndeshjen e kampionatit kundër Juventusit. Sfida ndaj kampionëve të Italisë është shumë e rëndësishme dhe shumë delikate, por vjen në një moment të mirë për kuqezinjtë. Pas humbjes kundër Fiorentinës, Milani kishte një cikël shumë të vështirë ndeshjes, i cili do të tregonte shumë për të ardhmen e skuadrës. Në pjesën e parë në “San Paolo” kundër Napolit, është parë një Milan i lodhur dhe pa emocione. Por me ndihmën e madhe nga El Sharaui, skuadra ka arritur që të barazojë çdo gjë. Në të njëjtën mënyrë ka ardhur edhe fitorja në Belgjikë. Tani tripleta duhet të mbyllet me fitoren ndaj Juventusit të dielën në “San Siro”. Kampionët e Italisë sapo kanë eliminuar Kampionët e Europës, duke pushuar nga puna edhe Di Mateon. Bardhezinjtë janë në një formë të jashtëzakonshme. Ndërkohë që edhe Milani është në rritje të madhe. Kuqezinjtë kanë nga ana tyre një lojtar të jashtëzakonshëm dhe të frymëzuar: El Sharauin.

Pirlo kthehet në “bazë”: Derbi i veçantë për mua!

 

Mesfushori i bardhezinjve: “Milani është skuadër e fortë dhe klasifikimi s’tregon gjendjen e vërtetë”

“Duhej një ndeshje e tillë, e cila na jep besim, pasi kemi arritur që të fitojmë ndaj kampionëve të Europës”. Kështu është shprehur Andrea Pirlo për fitoren kundër Çelsit. Mesfushori italian ka qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bardhezi edhe në këtë sfidë. Drejtuesi i orkestrës së Juventusit, ka marrë çmimin “Castagna D’oro”, i cili jepet nga një nga klubet e tifozëve të Juventusit. Pirlo ka treguar sekretet e kësaj skaudre të mrekullueshme, e cila po bind edhe në Champions League. “Forca jonë e brendshme na ka ndihmuar shumë për të luajtur në këtë mënyrë kundër një kundërshtari të madh, edhe pse ky është viti jonë i parë në Champions. Ky është një grup i mrekullueshëm”, deklaroi mesfushori bardhezi. Për të arritur kualifikimin, mjafton vetëm një pikë në Donetsk, kundër Shakhtarit. “E dimë shumë mirë që mund të bëjmë të njëjtën paraqitje edhe atje. Mendoj se në çdo ndeshje mund të luajmë me të njëjtin intensistet. Grupi është solid, kemi punuar shumë, të gjithë sakrifikohen duke filluar nga sulmuesit. Të gjithë argëtohemi në fushë”.
Milan – Por tani është koha që të mendojmë për kampionatin. Kalendari do të vendosë përballë Milanin ndaj ish-skuadrës së tij, Milan. “Është një ndeshje shumë e veçantë. Shpresoj që ta fitojmë, edhe pse klasifikimi është mashtrues. Ne jemi nisur më mirë, por Milani është skuadra më e fortë. Jam i lumtur që transferta në “San Siro” vjen në këto momente, kështu që nuk ka rrezik që të nënvlerësojmë kundërshtarët. Në sfida të tilla, përqendrimi është shumë i madh, nuk ka mundësi për të menduar për gjëra të tjera. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe shumë e bukur”. Ndërkohë që ai ka folur edhe për “Topin e Artë”. “Për shumë vite të tjera, dy nga tre të parët do të jenë Mesi dhe Ronaldo. Më pas janë Ksavi, Iniesta dhe shumë të tjerë. Por mua më pëlqen që të jem në dhjetë më të mirët”.

Juve-Marsejë, në garë për Drogbanë

Didier Drogba përgatit rikthimin në Europë. Me kampionatin kinez të përfunduar, afrikani nuk ka ndërmend të qëndrojë në inaktivitet dhe i ka kërkuar FIFA-s që ta lejojë huazimin e tij jashtë dritares së merkatos. Nëse kjo do të ndodhë, tranferimi i 34-vjeçarit do të jetë disamujor, i ngjashëm me aktivizimin e Beckham tek Milani në vitet e shkuara. Për momentin, FIFA nuk ka dhënë ende një vendim dhe është mjaftuar të thotë se do të shqyrtojë rastin, por ndërkohë, disa klube europiane kanë nisur interesimin për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë, që pas tetë vitesh tek Çelsi, u largua për në Kinë si fitues i Champions League. Juventusi, prej kohësh në kërkim të një qendërsulmuesi me peshë, është skuadra kryesore që po ndjek me interesimin atë që do të ndodhë me Drogbanë, i cili mund t’i japë një shtysë të rëndësishme kampionëve të Italisë në Kampionat dhe Europë. Megjithatë, nostalgjia mund të bëjë punën e saj dhe të kthejë sulmuesin në radhët e Marsejës, ekipin që e krijoi dhe e lëshoi në futbollin e rëndësishëm. Burime brenda Velodrome, gjithsesi konfirmuan ekzistencën e interesit për të përfunduar një marrëveshje të tillë.

Xhiovinko: Nuk i dëgjoj kritikat, jemi të parët!
Sulmuesi i “Zonjës”: “Megjithatë, duhet të kemi kujdes nga Milani i El Sharauit”

“Nuk më interesojnë gjykimet. Mua më intereson vetëm që të di që jemi në vend të parë në klasifikim dhe që sapo kemi fituar në Champions League kundër Kampionëve të Europës. Kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë”. Këto janë fjalët e Sebastian Xhovinkos, i cili i përgjigjet kritikave që ai ka marrë kohët e fundit. “Mendoj se të gjitha këto kritika janë të shumta, por ajo që duhet të bëj është që të vazhdoj të bëj sa më mirë”. Juventusi po përgatit ndeshjen kundër Milanit, por kujtimi i fitores së fundit në Champions është ende shumë i freskët. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne, edhe më shumë për ecurinë në Europë. Ne dëshirojmë që të jemi protagonistë në të gjitha kompeticionet dhe normalisht edhe në Champions League”. Pas golit të shënuar kundër Bluve të Londrës, ai ka festuar përpara tifozëve duke hequr fanelën. “Më ka ardhur si instinkt për të hequr fanelën, ishte gjëja e parë që më erdhi në mendje. Ndeshja kundër Milanit? Ata po bëjnë shumë mirë. Tani mund të themi që është Milani i El Sharauit”.

Champions, Juve uron Milanin
Pak ditë para supersfidës Milan-Juventus, e programuar për t’u zhvilluar këtë të dielë, presidenti i kampionëve të Italisë, Andrea Anjeli ka gjetur kohë për të komplimentuar kuqezinjtë për kalimin e grupit në Champions League. Urimi i numrit një bardhezi është mirëpritur nga klubi i Milanit, i cili shpreson që edhe Juventus të kalojë fazën e grupeve. Pas një vere të tensionuar mes dy klubeve për shkak të golit të mohuar të Sulei Muntari, ky shkëmbim urimesh duket se ka zbutur tonet në prag të sfidës të së dielës.

Vuçiniç nis shitjen për bamirësi
Juventusi ka nisur të përgatisë sfidën kundër Milanit në “San Siro”, të programuar për ditën e dielë. Bardhezinjtë kanë arkivuar ndeshjen kundër Çelsit dhe tani janë të përqendruar për në kampionat. Mirko Vuçiniç, nëpërmjet “Twitter”-it, ka folur edhe për një iniciativë të rëndësishme: “Përshëndetje të gjithëve! Ka filluar ankandi për shitjen e këpucëve të mia të përdorura kundër Çelsit. Paratë do të shkojnë për Fondacionin “Ndihmoni Fëmijët”. Merrni pjesë sa më shumë. Mirko”. Kështu ka shkruar numri “9” bardhezi.

Farfan, në  janar tek Juventusi!
Sipas lajmeve që vijnë nga mediat gjermane, Juventusit i është rikthyer dëshira e vjetër, që mban emrin Xheferson Farfan. Kampionët në fuqi të Italisë janë gati të ofrojnë 15 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit peruan të Shalke 04.
Farfan, i cili gjatë merkatos së verës kërkohej si nga Juventus ashtu edhe Inter, u duk se ishte shumë pranë transferimit nga klubi gjerman por në fund vendosi të rinovonte me ekipin nga Gelsenkirshen.

Masakron gruan shtatzënë, vetëvritet me kapsollë në gojë

» Dërguar më: 01/12/2012 – 09:39
Lajme te ngjashme
48-vjeçari tenton të vrasë gruan me armë, arrestohet nga policia
• Datë: Dec 01, 2012

Armir Mehaj

Xhelozia për tradhti bashkëshortore, si dhe dyshimi i tmerrshëm se foshnja 7-muajshe që mbante në bark e shoqja nuk ishte e tija, ka çuar në marrëzi një 50-vjeçar nga Puka. Gjin Lleshi, në një moment të thellë depresiv ka goditur me sqepar bashkëshorten Pashke Lleshi, duke e plagosur rëndë. Më pas ai ka marrë vendimin ekstrem të vetëvrasjes, duke futur dhe shpërthyer në gojë një detonator ushtrie. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Pukës bëjnë të ditur, se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Rras të këtij rrethi. Ndërkohë, 48-vjeçarja shtatzënë është dërguar urgjentisht në Spitalin e Pukës dhe më pas është transportuar për ndihmë të specializuar në Tiranë.
NGJARJA
Pasditen e djeshme, bashkëshortët Lleshi janë grindur keqazi me njëri-tjetrin. Në sherr e sipër, kryefamiljari Gjin Lleshi ka marrë një sqepar dhe ka goditur në kokë nënën e tre fëmijëve të tij, Pashken, e cila ishte shtatzënë 7 muajshe. Ndërsa ka parë gruan e tij të shtrirë në dysheme, 50-vjeçari ka vendosur t’i japë fund jetës së tij. Ai ka marrë një kapsollë detonatore dhe e ka shpërthyer në gojë. Për pasojë, Lleshi ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ka qenë djali 20-vjeçar i çiftit Lleshi që ka gjetur nënën e tij në gjendje të rëndë, dhe të atin me fytyrë të shpërfytyruar dhe me kafkë të copëtuar. Menjëherë djali, por edhe fqinjë të familjes Lleshi kanë sinjalizuar policinë, e cila është nisur për në vendngjarje. Sapo blutë kanë shkuar në banesën e familjes Lleshi, kanë nisur kryerjen e veprimeve të para hetimore. Ndërkaq, e plagosura Pashke Lleshi është dërguar në Spitalin e Pukës, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekë të këtij spitali pohojnë se gruaja ishte shtatzënë 7 muajshe dhe se mbërriti në gjendje të rëndë shëndetësore. Nisur nga gjendja kritike, 48-vjeçarja është dërguar në Tiranë. Sipas policisë lokale, po hetohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
BANORET
Ngjarja e ndodhur në familjen Lleshi ka tronditur banorët e fshatit. Ata pohuan se sherri mes çiftit ka marrë shkas për motive xhelozie. “Gjini dhe Pashkja kanë tre fëmijë të rritur; një vajzë 22 vjeçe të martuar, djalin 20 vjeç dhe djalin tjetër 14. Gjin Lleshi ishte nevrik dhe pak çakmak nga trutë, ai dyshonte për shtatëzaninë e së shoqes. Dyshonte se fëmija nuk ishte i tiji. Pastaj ai pinte dhe alkool, ishte i papunë. Gruaja e tij ishte shtëpiake”, deklaruan mbrëmë për Gazetën, banorë të fshatit Rras. Ata sqaruan se “para viteve ’90-të, Gjin Lleshi ka punuar në minierën e Qafë-Barit. Ndërsa në vitet e demokracisë, punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve. Kohët e fundit ai ishte i papunë, ndaj mori një lokal me qira në rrugën Gjegjan-Shpal”.

Kristian Lleshi: Pashë tmerr me sy, nana e baba nuk ziheshin në sytë tanë
Isha në mal duke kullotur bagëtitë kur ndodhi gjëma në shtëpinë time. Kur u ktheva në banesë, u tmerrova nga ajo që pashë. Prindërit e mi nuk ziheshin kurrë në sy të ne fëmijëve, nuk e dimë se për çfarë ka ndodhur”. Kështu deklaroi mbrëmë gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, Kristian Lleshi.
Policia: Ku ishit kur ndodhi ngjarja në shtëpinë tënde?
Kristian Lleshi: Isha në mal duke kullotur bagëtinë. Rreth orës 16:45 u ktheva në shtëpi. Sapo u futa brenda, pashë tmerr me sy. Nana ishte plagosur dhe nuk fliste dot. Ndërsa babain e gjeta të vdekur. Ai ishte dëmtuar shumë në fytyrë dhe në kokë.
Policia: Dini gjë nëse prindërit tuaj kishin ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje?
Kristian Lleshi: Jo, nuk di gjë përse ndodhi kjo gjëmë. Kur ndodhi ngjarja, vetëm ata të dy ishin në shtëpi. Baba dhe nana nuk ziheshin kurrë në sy të ne fëmijëve. Nuk e di se çfarë ka ndodhur.

R.I.P

Futbollisti i Kukësit U-17, Ilirjan Thaçi, ka humbur jetën dje rreth orës 15:00 ndërsa luante në fushën e vet një miqësore ndaj të rinjve të Prizrenit. Burime nga vendngjarja tregojnë se Thaçi humbi jetën në fushën e blertë krejt papritur. Ai u rrëzua përtokë pa pasur kontakt me topin apo pa u përplasur me ndonjë kundërshtar. Mjekët e spitalit të Kukësit thanë se 17-vjeçari kishte vdekur nga një atak kardiak dhe se çdo përpjekje për ta shpëtuar, ka qenë e kotë.

Tifozët – Tifozët që ndiqnin ndeshjen në shkallët e stadiumit ishin të parët që panë të riun të rrëzohej përtokë. Gjyqtari ka ndaluar menjëherë lojën dhe ka thirrur ndihmën e shpejtë, një mjek të ekipit të Prizrenit. “U përpoqën t’i japin frymë aty në fushë, por ishte e pamundur, tregoi një tifoz, i cili nuk i mbante dot lotët. Një tifoz tjetër, duke përshkruar atë që i panë sytë, rrëfen se “Ilirjani nuk e kishte topin nën kontroll, por vetëm ka vendosur një dorë në gjoks dhe ka rënë ngadalë”. Disa persona e kanë vënë në barelë menjëherë dhe e kanë dërguar në spital, që është jo më shumë se 200 metra larg. Pas këtij çasti loja është ndërprerë dhe lojtarët e të dyja skuadrave kanë vrapuar në spital e bashkë me ta, dhjetëra tifozë.

Mjekët – Mjeku i rojës, Ismet Nika, tregon se nga të dhënat paraprake, shkaku i vdekjes së të riut ka ardhur nga një atak kardiak i menjëhershëm dhe se ai kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në urgjencën e spitalit. Drejtuesit e ekipit nuk kanë dhënë ndonjë sqarim nëse ka pasur mjek ekipi i Kukësit. Mjeku Nika nuk është i sigurt nëse ka pasur një mjek, qoftë edhe të Prizrenit në fushën e lojës: “Kur e sollën djaloshin pa frymë në urgjencë, ishin dy trajnerë që e mbanin dhe kuptohet shumë lojtarë dhe tifozë, që policia mezi po i largonte, por nuk më kujtohet të jetë prezantuar dikush si mjek. Ataku kardiak duhet t’i ketë ardhur papritur dhe se rezultatet pas autopsisë do të mund të thonë ndonjë gjë konkrete”. Sipas Nikës, edhe familjarët kanë thënë se djali i tyre nuk kishte shfaqur shenja të sëmundjes, përjashto ndonjë shenjë dobësie e konsideruar e zakonshme.

Policia – Zëdhënësi i Policisë së Qarkut të Kukësit, Mirjan Hoxha, duke iu referuar të dhënave të para të hetimit tregon se “vdekja e të riut është shkaktuar nga një atak në zemër, ndërsa po luante futboll dhe se po bëhen hetime për zbardhjen e ngjarjes. Do të pritet rezultati i autopsisë për të dhënë një version të saktë mbi shkakun e vdekjes”.

Pikëllimi i shokëve – Humbja tragjike e jetës së Ilirjan Thaçit ka ngrirë buzëqeshjen e lojtarëve të Kukësit dhe Prizrenit. Thaçi ka rënë pa ndjenja në fushë 10 minuta pas fillimit të ndeshjes. 17-vjeçari ishte një mbrojtës i djathtë. Një shok i viktimës tha se “e kishte parë kur i ishin këputur gjunjët për të mos u ngritur më”. Ilirjani ishte i pasionuar pas futbollit dhe ishte pjesë e formacionit bazë të ekipit U17, që renditet në vendin e dytë në klasifikim.

Familja dhe moshatarët – Familja Thaçi, me origjinë nga Hasi, banon në Kukës prej vitesh. Babai i viktimës mësohet se është emigrant në Perëndim, ndërsa familja ka edhe një djalë tjetër më të vogël. Ilirjani ishte maturant në shkollën e mesme “Havzi Nela” në Kukës, ku menjëherë pas lajmit të vdekjes së tij, kanë krijuar një faqe homazhi në rrjetin social “Facebook”, ku dhjetëra bashkëmoshatarë tregojnë dhimbjen për të.

PHOTOSHOP CS6

SHKARKONI ABDOBE PHOTOSHOP KETU :http://www.adobe.com/cfusion/tdrc/index.cfm?product=photoshop&loc=en_us

SERIAL KEY:1330-1777-7284-7701-9269-3128
1330-1899-3256-4835-3321-5204
1330-1924-7775-0427-8318-8814
1330-1936-8795-3954-3164-9946
1330-1227-0233-8692-9096-8251
1330-1934-8633-1998-4544-4196
1330-1595-6290-1452-7185-4110
1330-1030-7045-9470-6140-9141
1330-1432-1875-2619-3034-0517
1330-1432-3831-6833-2544-0251
1330-1529-4016-2134-7078-9088
1330-1587-4659-5360-4629-4180
1330-1829-6968-5231-7388-4731
1330-1756-2403-7647-6222-1270
1330-1755-0084-6488-2106-0803
1330-1735-0218-2035-4431-9807
1330-1605-1215-3114-2771-3751
1330-1782-7531-2275-1508-2869